Ministria e Transportit të Greqisë ka gjobitur me 2 milion euro kompaninë koncensionare për mirëmbajtjen e rrugëve në Athinë pas bllokimit të mijëra makinave dhe pasagjerëve në dëborë disa javë më parë, raporton abcnews.al.
Vendimi është shpallur menjëherë pasi ministri Kostas Karamanlis u kthye nga udhëtimi në Francë.
Fillimisht ministria ngriti një grup inspektimi për të verifikuar nëse kompania koncensionare kishte apo jo përgjegjësi për situatën e krijuar.
Gjatë javëve të fundit sipas mediave greke, grupi i punës konstatoi se kompania ishte përgjegjëse duke bërë që të shpallnin fajtore.
Me të marrë raportin në dorë, ministri ka firmosur edhe gjobën ndaj kompanisë, ndërsa pak kohë më parë Greqia vendosi të dëmshpërblejë me nga 2 mijë euro qytetarët që ngecën në dëborë.
Shqipëria ka dhënë me koncension mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, megjithatë edhe pse shpesh hasën vështirësi në kalim për shkak të dëborës, gurëve që bien nga sipër apo problemeve kur kalohet në ura, deri më tani nuk ka patur një qasje të tillë ndaj koncensionarit nga shteti shqiptar. /abcnews.al