“Greqia e donte kryebashkiak për censin”, Idrizi: Ja pse gjykata nuk e liron Fredi Belerin

schedule13:53 - 29 Shtator, 2023

schedule 13:53 - 29 Shtator, 2023

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në “Tirana Live” ndër të tjera tha se Greqia futi duart në drejtësinë shqiptare dhe e kërcënoi atë me integritet, pasi e donte Belerin në krye të bashkisë që ai të influenconte te censi.

Idrizi tha se Gjykata e Larta nuk e liron Belerin dhe ta hetojë në gjendje të lirë, pasi në vitin 2006 është dënuar dhe i ka  ikur dënimit.

“Absolutisht që po. Jam i bindur që edhe lirimi i Belerit është kërkuar edhe sepse ai duhej për kryetar bashkie për të influencuar te censi, në myrë që Himara që ka qenë krenaria e Shqipërisë dhe e rezistencës kundër pushtuesve, një ditë të bukur të na dilte një komunitet grek

.Nëse do shihni edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, se pse e lë në burg Belerin dhe nuk e hetojnë në gjendje të lirë është sepse Beleri kur është dënuar në vitin 2006 për djegie të simboleve nacionaliste, i ka ikur dënimit dhe nuk e ka kryer atë.

Vendimi i gjykatës thotë që ky njeri nuk mund të lirohet dhe ndiqet në gjendje të lirë, pasi ky njeri i ka iku dënimit në vitin 2006.

Lirimi i zotit Beleri pa pritur vendimin final, është kërkuar në mënyrë aspak të një vendi të shtetit evropian duke futur duart mbi drejtësinë shqiptare dhe duke kërcënuar Shqipërinë me integrimin.

Prandaj thash Greqia thotë “mos bëni  si bëjmë ne, por bëni si themi ne”, në rastin e censusit.

Sa herë bëhet fjalë për heqjen e ligjit të luftës, Greqia thotë do ta heqim ka 6 vite. Sa herë që bëhet fjalë për të drejtat e minoritetit shqiptar, a e dini pse nuk bën Greqia census me etninë, ky vendi i BE, sepse nëse e bën, në Greqi do të dilnin minimumi, 1.4 milion me kombësi shqiptar, 700-800 emigrantë, 200 mijë shqiptarë të Çamërisë. Pra këta nuk e bëjnë sepse thonë ça është e imja është e imja, ça është e juaja është e diskutueshme.

Kur vjen për puna për njohjen e pakicave apo çështjes çame, ata e mohojnë kategorikisht” tha Idrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!