Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parley, ka reaguar pas njoftimeve të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për blerjen e avionëve francezë “Rafale” nga qeveria greke për mbrojtjen e shtetit.
Në një postim në Twitter, i cili është reagimi i parë zyrtar i Parisit, Parley vëren se ky është një lajm i mrekullueshëm.
“Greqia ka njoftuar dëshirën e saj për të blerë 18 ‘Rafale’. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për industrinë franceze të hapësirës ajrore dhe e para: një vend evropian dëshiron të blejë avionë luftarakë Rafale. Rezultati i një politike eksporti që unë ndjek vazhdimisht nga viti 2017 “, është shprehur ajo. g.v/abcnews.al