Greqia duket se është duke u rikthyer tek shpenzimet e mëdha sa i përket armatimit, për t’i bërë ballë supremacisë turke në bregun përballë.
Mediat lokale raportojnë se Ministria e Mbrojtjes së Greqisë planifikon të ccojë në 7 numrin e helikopterëve “MH-60r Romeo”, të cilët janë të posaccëm në luftën detare kundër nëndetëseve.
Katër prej këtyre helikopterëve u blenë më herët, ndërsa plani tashmë është edhe për tre të tjerë.
Për shkak të specifikave të tyre, “MH-60r Romeo” konsiderohet edhe si “vrasësi i nëndetëseve”. Nëndetëset turke janë një problem i madh për Greqinë në Egje, të cilat në bashkëpunim edhe me anijet janë futur në mënyrë të vazhdueshme në ujërat e kontestuara nga të dyja palët duke sfiduar drejtpërdrejt Greqinë në sovranitetin e saj. /abcnews.al