Greqia bëhet e pasur? Zbulohen rezerva të mëdha gazi dhe nafte

schedule18:32 - 27 Shkurt, 2019

schedule 18:32 - 27 Shkurt, 2019

Sipas mediave greke dhe jo vetëm, në Greqi janë zbuluar rezerva të mëdha gazi dhe nafte. Sipas vlerësimeve të ekspertëve në nëntokën greke ka një pasuri që llogaritete më shumë se dyfishi i borxhit publik.

A do të jetë Greqia Amerika e re? kKështu nis reportazhi i Rai Njus. Nëntë vjet krizë të rëndë financiare, më shumë se 335 miliardë euro borxh publik, por e gjithë kjo brenda pak kohësh mund të kthehet në një kujtim të largët. Tashmë nuk është më një secret, territory grek fsheh një pasuri të jashtëzakonshme hidrokarburesh të cilën vendi shpreson ta shfrytëzojë. Greqia prej kohësh ka nisur garën për zbulimin e hidrokarbureve në nëntokën e saj. Shoqëria lider në këtë fushë Eelenik petrolium, dhe nëj nga anëtarët e bordit të saj inxhinier dhe gjeolog Mihalis Miriantis, e konfirmon një gjë të tillë:

Mihalis Miriantis, Inxhinier, Gjeolog: Nga Izraeli, Qipro dhe nga Egjipti sigurisht, është zbuluar një super kanal dhe është ngritur shumë në rëndësi, Kreta dhe jugu i saj dhe gjithë deti Jon…këtu përfshihet dhe Italia. Vlerësimet që bëhen për zonën e Kretës flasin për mundësinë e gjetjes së 2-3 TCF, që është jashtëzakonisht shumë. Kemi dhënë zona për kërkim në Ksira ku ka gjurmë nafte, kemi dhënë zona në det për kërkime në bllokun numër 2 që është sipër kufirit me Italinë; kjo është vija ndarëse e Italisë dhe Greqise. 2-shi është dhënë . Kemi dhënë zona edhe në veriun e Jonit për të cilin nuk kanë filluar kërkimet akoma dhe po kërkojmë një shoqëri që të bëjë analizat. Interesi më i madh është për bllokun e Kretës.

Por në terma ekonomikë, çfarë nënkupton e gjithë kjo për Greqinë?  Një rimëkëmbje të konsiderueshme që do e rendiste vendin tek lista e të pasurve. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!