Greqia: BE të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule14:38 - 21 Mars, 2022

schedule 14:38 - 21 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias së fundmi ka nënvizuar qëndrimin e prerë të Greqisë për fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, si dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi mbështetjen e Greqisë në perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, që do të konsolidojë në një klimë sigurie dhe prosperiteti.

Ministri i Jashtëm vuri në dukje edhe rrezikun që paraqet aksioni i destabilizimit të vendeve të treta në rajon, veprim i cili ka mundësi serioze të intensifikohet, në vazhdën e zhvillimeve në Evropën Lindore. Me forcimin e rolit të Greqisë, si shtyllë e stabilitetit në rajon, zvogëlohet fusha e veprimit të vendeve të treta.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka pritur mëngjesin e sotëm të punës, në Këshillin për Punë të Jashtme në Bruksel, me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe homologëve të tij të BE-së.

Në takim, u bisedua për perspektivën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Më këtë mëngjes pune morën pjesë 17 ministra të Jashtëm të BE-së, përfshirë shtetet më të mëdha anëtare, si Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Barley. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!