Greqi, sondazhet nxjerrin fituese “Demokracinë e Re” për PE-në

schedule19:45 - 26 Maj, 2019

schedule 19:45 - 26 Maj, 2019

Në Greqi është mbyllur pasditen e së dielës votimi për Parlamentin Europian, me sondazhet e para që nxjerrin fituese partinë Demokracia e Re, me 32 deri në 36 për qind të votave.

Pas saj renditet Syriza me 25 deri në 29 për qind dhe partia KINAL me 7 deri në 9 për qind të votave. Ekstremistët e Agimit të Artë dhe Partia Komuniste janë renditur në vendin e katërt, të dyja me 5 deri në 7 për qind të votave.

Ndërkohë, MERA e ish-ministrit të Financave Janis Varufakis rezulton e fundit me 2.5 deri në 4.5 për qind të votave. Ndërkohë, në vend votohet edhe për pushtetin lokal.

Të dyja proceset konsiderohen një moment kyç për komunitetin shqiptar në Greqi, pasi janë më shumë se 30 kandidatë shqiptarë që kandidojnë në lista të partive dhe koalicioneve vendore, duke pretenduar një vend në Parlamentin Europian, në këshillat bashkiakë, apo këshillat e administratave rajonale.

Përfshirja e tyre shpjegohet me faktin se më shumë se 100 mijë qytetarë shqiptarë që morën vitet e fundit nënshtetësinë greke ushtrojnë sot për herë të parë të drejtën e votës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!