Greqi, shpërthim i fuqishëm me bombë në Pire

schedule15:33 - 22 Gusht, 2018

schedule 15:33 - 22 Gusht, 2018

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë në qytetin Pire, në afërsi të Athinës, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas agjencisë zyrtare greke të lajmeve AMNA, shpërthimi ka ndodhur pasi një pajisje me eksploziv është hedhur nga një automjet që po kalonte në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme në ndërtesën në të cilën ndodhen shumë zyra avokatësh dhe kompanish, si dhe në bizneset dhe automjetet përreth. Incidenti nuk ka shkaktuar të plagosur. Ndërkohë, policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!