Greqi, shkatërrohet banda që trafikonte drogë, 19 të arrestuar

schedule17:15 - 3 Maj, 2018

schedule 17:15 - 3 Maj, 2018

Një aksion i madh policor në Greqi ka çuar në arrestimin e 19 personave, pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në shkallë vendi. Sipas mediave greke, 5 prej të arrestuarve janë shqiptarë, 12 grekë, një moldav dhe një grua rumune.

Operacionet e koordinuara të policisë u zhvilluan njëkohësisht në Janinë, Rodhos dhe Athinë. Dhjetë prej tyre u arrestuan në Janinë. Kjo organizatë trafikonte kokainë dhe hashash, thotë policia greke, e cila shton se ishte e ndarë në dy grupe por udhëheqës kishte një të përbashkët. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik dhe nuk është specifikuar roli i tyre.

Autoritetet thonë se organizata nuk trafikonte sasi të mëdha, megjithatë të ardhurat nga aktiviteti kriminal ishin të larta. Sipas përllogaritjeve të deritanishme, fitimet e organizatës kapin vlerën e gjysmë milioni Euro. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!