Greqi/ Sekuestrohen rreth 9.39 milionë cigare kontrabandë në portin e Pireut

schedule22:42 - 10 Janar, 2025

schedule 22:42 - 10 Janar, 2025

Autoritetet greke sekuestruan 9.39 milionë cigare kontrabandë në portin e Pireut. Kjo sasi cigaresh u zbulua në një kontenier transporti qe mbërriti nga Tajlanda dhe si destinacion kishte Bratislavën.

Cigaret ishin të fshehura në kontenier të ndara në qese dhe të organizuara në 939 kuti me një total prej 469.500 paketa.

Autoritetet vlerësojnë se cigaret kontrabandë do të shkaktonin një humbje prej dy milionë eurosh në taksa dhe detyrime për qeverinë.

Hetimi po vijon nën drejtimin e Autoritetit Qendror Portual Pire. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!