Greqi, punëtorët në grevë/ Kërkojnë paga me të larta dhe standarde më të mira

schedule23:07 - 20 Nëntor, 2024

schedule 23:07 - 20 Nëntor, 2024

Mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat kanë nisur një grevë 24-orëshe në Greqi dhe marshuan në kërkim të pagave më të larta dhe standardeve më të mira të jetesës.

Mjekët, mësuesit, ndërtuesit dhe punëtorët e transportit nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë iu bashkuan marshit.

Greva vjen pasi qeveria dorëzoi buxhetin e saj përfundimtar të vitit 2025 në parlament. Ai parashikon rritje ekonomike prej 2.3% vitin e ardhshëm, mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Buxheti përfshin shpenzime shtesë prej rreth 1.1 miliardë euro për të ndihmuar në financimin e rritjes së pagave dhe pensioneve.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte pranuar më parë se kishte vend për përmirësim në lidhje me pagat dhe standardet e jetesës.

Ekonomia greke është rimëkëmbur që nga kriza e borxhit, por pagat janë larg mesatares europiane dhe produkti i brendshëm bruto (PBB) për frymë është ndër më të ulëtat në union, ndërsa kostoja e mallrave është rritur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!