Si kudo në botë, për shkak të pandemisë dhe në Athinë restorantet janë mbyllur, dhe pronarët e tyre përjetojnë një krizë të rëndë ekonomike. Një krizë e cila duket se nuk do të largohet shumë shpejt, madje rrezikon të bëhet çdo muaj e më e rëndë. Mes operatorëve në këtë sektor ka shumë nga ata që janë të frikësuar se nuk do mund të rimëkëmben.
Ata shprehen se janë të dëshpëruar me situatën. Janë të mbyllur prej muajsh, përfshirë dhe periudhën e festave të fund vitit, ndërkohë që nga ana tjetër kanë fatura për të paguar, qira dhe kredi përfshirë.
Ata kërkojnë një mënyrë që qeveria të anulojë borxhet e tyre, dhe të mund të shlyejnë vetëm periudhën e marsit 2020. Kjo sepse më tej ata nuk mbajnë përgjegjësi për ata që ka ndodhur.
Janë të shumtë ata që e mendojnë në të njëjtën mënyrë, pasi kanë mbyllur çelësat e restoranteve në një zarf, të cilin duan t’ia dorëzojnë në mënyrë simbolike kryeministrit grek së bashku me një kërkesë formale për fshirjen e borxheve si dhe për një ndihmë financiare për të paguar qiratë.
Sipas shoqatës së kategorisë, në protestë morën pjesë deri në 500 pronarë restorantesh./abcnews.al