Hakmarrja për vdekjen e një 5-vjeçari rom në Markopoulos më 1 nëntor kanë qenë shkaku i të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Greqi.
Burime policore bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin familjes së fëmijës 5-vjecar që humbi jetën nga një plumb në fillim të nëntorit në Markopoulos. Autoritetet greke janë informuar pasditen e djeshme për të shtëna me armë në një kamp rom në Markopoulos, jashtë një punishteje plastike. Sipas raporteve fillestare, personat e hapën zjarr pak pas orës 7 pasdite. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy femra, 35 dhe 31 vjeç, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.
Për vrasjen e fëmijës 5 vjeç janë shpallur në kërkim 4 romë shqiptarë, konkretisht Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek, Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjeç dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjeç.
Mësohet se konflikti mes dy familjeve rome që deri tani ka shkaktuar një të vdekur e dy të plagosur, ka lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës. / abcnews.al