Një tërmet i fortë është ndjerë rreth orës 13:13 këtë mesdite në zonën e Attikës në Greqi.
Sipas njoftimit zyrtar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte 5.3 i shkallës Rihter me epiqendër në zonën midis Mandrës dhe Magoulës.
Thellësia e tërmetit vlerësohet 5 km nga Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar.
Kohëzgjatja e tërmetit që ishte veçanërisht e dukshme për shkak të thellësisë së ulët, ishte rreth 15 sekonda. Ende nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale apo në njerëz, si pasojë e këtij tërmeti të fuqishëm./abcnews.al