Greqi, Mitsotakis bën ndryshime në kabinetin qeveritar pas protestave

schedule11:20 - 14 Mars, 2025

schedule 11:20 - 14 Mars, 2025

Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis ka njoftuar një riorganizim të kabinetit në përgjigje të krizës me të cilën po përballet partia konservatore në pushtet e vendit, Nea Dimokratia, raporton Kathimerini.

Ndryshimi ka të bëjë me postet e ministrit të Ekonomisë, Transportit, Migracionit dhe Mbrojtjes Civile.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është kritikuar gjerësisht nga opozita dhe protestuesit, të cilët prej javësh kanë dalë në rrugët e Athinës dhe qyteteve të mëdha greke, për aksidentin e trenit Tebi më 28 shkurt 2023, ku humbën jetën 57 persona.

Qeveria akuzohet se po përpiqet të mbulojë përgjegjësitë e saj në aksident dhe se po pengon hetimet në vazhdim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!