Një 26-vjeçar shqiptar, i cili transportonte drogë me makinë, është arrestuar pas një ndjekjeje nga policia në qendër të Athinës. Paraditen e së enjtes, policia ka pikasur një automjet të dyshimtë që lëvizte në rrugën Liosion dhe i kanë bërë thirrje drejtuesit të tij që të ndalojë për një kontroll.
Drejtuesi nuk i është bindur urdhrave dhe është larguar me shpejtësi në tentativë për t’u arratisur, ndërsa efektivët janë vënë në ndjekje. Mediat greke kanë publikuar momentin kur mjeti i drejtuar nga 26 vjeçari ndodhet në një kryqëzim, i rrethuar nga policët që tentojnë ta imobilizojnë.
Në fund, policia qëllon në drejtim të gomave të mjetit në përpjekje për ta ndaluar atë. Policia ka arritur ta ndalojë pak më vonë në rrugën Nirvana, ndërsa brenda automjetit është gjetur më shumë se 10 kilogramë kanabis të papërpunuar.
/abcnews.al