Greqi, ish-ministri Varoufakis konfirmon ambicien për kryeministër

schedule22:51 - 9 Prill, 2018

schedule 22:51 - 9 Prill, 2018

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka rikonfirmuar synimin e tij për të kandiduar për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme politike të Greqisë.

“Diem 25”, lëvizja progresiste pan-europiane e themeluar nga Varoufakis, synon të sfidojë politikat anti-krizë që sipas ish-ministrit kanë shkatërruar ekonominë dhe shoqërinë helene përgjatë viteve të krizës.

“Duket një makth të bëhesh kryeministër i Greqisë. Është e vërtetë që është një punë e pistë, por dikush duhet ta bëjë”, ka thënë Varoufakis në një intervistë për televizionin turk “TRT”.

“Do të doja shumë të mbështesja Tsipras, apo këdo tjetër që bën gjënë e duhur për vendin. Por ka momente kur fjalët duhet t’i shoqërosh me veprime”, ka vijuar ekonomisti greko-australian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!