Greqi, gjendet pa jetë shqiptari në burgun e Malandrinos

schedule20:06 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 20:06 - 2 Dhjetor, 2024

Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.

Pas erdhjes së ekipit mjekësor, u konfirmua viktimë 37 vjeçari shqiptar.

Nga ana tjetër 38-vjeçari grek mori shërbimin mjekësor në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u rikthye në qeli.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, të cilat do të tregojnë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar. /abcnews.al