Greqi/ Fermerët vijojnë protestat, kërkojnë takim me Mitsotakis

schedule15:08 - 14 Shkurt, 2024

schedule 15:08 - 14 Shkurt, 2024

Komiteti i Fermerëve grekë do të zhvillojnë një mbledhje nesër në orën 17:00, në Larisa një takim ku do të vendoset nëse do të ketë një përshkallëzim të demonstratave, ose do të pranojnë sugjerimet e qeverisë.

Protethema.gr shkruan se menjëherë pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, fermerët do të vendosin lëvizjet e tyre të radhës. Qeveria greke shfaqet optimiste se do të ketë lehtësim të nesërmen e takimit maratonë të kryeministrit me fermerët. Takimi i djeshëm ishte planifikuar të zgjaste një orë, por zgjati gati katër orë.

Fermerët të koordinuara në blloqet e tjera të Greqisë, ende nuk janë shprehur për ofertën e propozuara nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis që përfshijnë energjinë elektrike më të lirë për të gjithë fermerët, për 2+8 vitet e ardhshme si dhe paradhënie e Tatimit të Posaçëm të Konsumit të naftës bujqësore me vlerë 40 milionë në fund të muajit mars.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!