Greqi, 2.6 milionë banorë në vështirësi për shkak të çmimeve të larta

schedule13:57 - 4 Prill, 2024

schedule 13:57 - 4 Prill, 2024

Inflacioni në Greqi u rrit në 3.4% në muajin mars nga 3.1% në muajin e kaluar, sipas indeksit e Eurostat për çmimet. Ndërsa në Eurozonë, inflacioni ra në 2.4%  në mars, nga 2.6% në muajin shkurt.

Rritja e re e inflacionit në Greqi vjen si pasojë e çmimeve të shërbimeve, të cilat u përshpejtuan në 3.9% nga 3.5% ndërsa edhe çmimet e produkteve joushqimore gjithashtu u rritën ne 0.4%.Vetëm çmimet e energjisë elektrike ranë me 1%.

Ndërkohë shërbimi kombëtar grek i statistikave ELSTAT tregon se varfëria mbetet në një nivel shumë të lartë në Greqi, të paktën 2.6 milion qytetarë grekë, pra rreth ¼ ,rrezikohen nga varfëria.

Rreziku i varfërisë ose i përjashtimit social është më i lartë për fëmijët e moshës 17 vjeç e poshtë. Pragu i varfërisë arrin në 6,030 euro në vit të ardhura për një familje me një person dhe 12,663 euro për familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!