Grenell takon serbët në veri të Mitrovicës

schedule16:50 - 22 Qershor, 2023

schedule 16:50 - 22 Qershor, 2023

Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën veriore, ku ka takuar përfaqësuesit e popullit serb nga Kosova.

Në këtë takim morën pjesë kryesia e Listës Serbe, shkuan Kosova Online.

Gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, Grenell kritikoi disa herë veprimet e autoriteteve kosovare dhe kryeministrit Albin Kurti për shkak të refuzimit të tyre të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për shtensionimin e situatës.

Ai po ashtu i bëri thirrje Kurtit që të tërheqë policinë speciale nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e sapozgjedhur të punojnë nga lokacione alternative dhe zgjedhjet e reja të mbahen menjëherë me pjesëmarrjen e plotë të serbëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!