Grenell shpërndan reagimin e Ramës ku e quan Specialen “tribunal i turpshëm” pasi s’e lejuan Thaçin në varrimin e babait

schedule22:35 - 17 Mars, 2025

schedule 22:35 - 17 Mars, 2025

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar shkrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti Gjykatën Speciale një tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm”, i cili, tha ai, “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.”

Reagimi i Ramës erdhi në dritën e vendimit të Speciales për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u nda nga jeta të dielën e 16 marsit.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”– shkroi Rama.

Ish-emisari për Ballkanin ka mbetet një nga kritikët më të mëdhënj të Gjykatës Speciale. Së fundi, Richard Grenell, në urimin për ditën e Pavarësisë së Kosovës, u hpreh i shqetësuar për që po i bëhet Thaçit.

Ai e quajti Thaçin “atë themeltar” të shtetësisë së Kosovës duke shtuar se ai “do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.”

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë.

Sidoqoftë, ky hap historik është në hije të një padrejtësie të madhe.Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.

Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit. Dhe, institucionet kosovare shtetërore kanë dështuar të ndërmarrin veprimte e nevojshme ligjore për ta ndalur këtë padrejtësi, për shkaqe politike.

Kjo burgosje e gabueshme duhet të marrë fund”, ka shkruar Grenell.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!