Ish-i dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në Uashington të organizuar nga presidenti Biden.
Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Biden po e përbuzë Kosovën dhe Serbinë duke luajtur loja politike në Ballkan për dallim nga ish-presidenti Trump që sipas tij ka shtyrë përpara krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.
“Bideni i shpërfill Kosovën e Serbinë. Ai është kthyer prapa për të luajtur me politikë në rajon. Trumpi kujdeset thellësisht për popullin e Ballkanit. Ai i refuzoi lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj, bëri shtytje për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Vende pune, jo politikë”, ka shkruar në rrjetet sociale Grenell./abcnews.al
Biden snubs Kosovo and Serbia. He reverts back to playing politics in the region.
Trump cares deeply about the people of the Balkans. He rejected the politicians’ games of the last 20 years and instead pushed for job creation and economic development.
Jobs not politics! https://t.co/Vaq8R6yt9S
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 6, 2021