Grenell publikon deklaratën e LVV kundër Izraelit: Diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së

schedule17:21 - 3 Mars, 2021

schedule 17:21 - 3 Mars, 2021

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vijuar sulmet e tij në drejtim të liderit të LVV-së, Albin Kurtit. Kësaj radhe, reagimi vjen pas qëndrimit të të Kurtit rreth vendndodhjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Grenell ka publikuar një pjesë të një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje për Izraelin.

“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë mbështetur këtë krim”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Ai e ka përfshirë në reagimin e tij edhe këshilltarin e presidentit aktual Joe Biden, duke thënë se “ është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!