Grenell, pas votimit të qeverisë Hoti: Pres rifillimin e bisedimeve me Serbinë

schedule14:29 - 3 Qershor, 2020

schedule 14:29 - 3 Qershor, 2020

I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell shprehet se  e  ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin duke kërkuar rifillimin e bisedimeve.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin u votua mesditen e sotme me 61 vota pro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!