Grenell: Pas ekonomisë, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

schedule22:34 - 7 Tetor, 2020

schedule 22:34 - 7 Tetor, 2020

I dërguari special amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell shprehet se Donald Trump do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike mes Prishtinës dhe Beogradit, që nënkupton njohjen reciproke.

Fillimisht do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike” tha ai. Në datë 4 shtator në SHBA u arrit marrëveshja për normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.

Më parë Grenell kishte thënë se Amerika do të merret vetëm me problemet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Bashkimi Evropian do të merret me pjesën politike, por tashmë situata ka ndryshuar duke paralajmëruar zhvillime të tjera./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!