Ambasadori amerikan Richard Grenell ka deklaruar se ShBA dëshiron që Kosova dhe Serbia të përqendrohen në ekonomi, punë dhe prosperitet, si një mënyrë e efektshme për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Duke komentuar takimin e sotëm në Berlin midis ekspertëve të të dy palëve për rifillimin e transportit hekurudhor, Grenell tha se vendosja e lidhjeve hekurudhore u bë përparësi pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan gjatë kësaj jave në arritjen e një marrëveshje për të rivendosur trafikun ajror në mes dy vendeve, pas 21 vjetësh.
I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Amerikan, Richard Grenell ka deklaruar se marrëveshja për rindërtimin e trafikut hekurudhor në mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje shumë e rëndësishme për të dy palët dhe për këtë marrëveshje tashmë ka edhe përparim. Grenell deklaroi se vendosja e linjës hekurudhore u bë përparësi pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan gjatë kësaj jave në arritjen e një marrëveshje për të rivendosur trafikun ajror në mes dy vendeve, pas 21 vjetësh.
“Vizioni i Presidentit Trump thjesht po ndodh. Komuniteti i biznesit dhe përqendrimi në krijimin e vendeve të punës janë çështje që po përparojnë”, tha Grenell për AP.
Grenell vizitoi Prishtinën dhe Beogradin gjatë javës së kaluar ku tha se detajet e marrëveshjes për shërbimin hekurudhor do të diskutohen në një takim që zhvillohet të hënën në Berlin.
Ambasadori amerikan deklaroi se ShBA dëshiron që të dyja palët të përqëndrohen në ekonomi, punë dhe prosperitet, si një mënyrë e efektshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndërkohë, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka diskutuar paraprakisht me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell për marrëveshjen për hekurudha, duke shtuar se kjo fazë e arritjes së pajtimit nuk mund të definohet si rifillim i dialogut. Haradinaj ka thënë se përzgjedhja e përfaqësuesve të Kosovës për në takimin në Berlin ku diskutohet për rifillimin e transportit hekurudhor Kosovë-Serbi, është bërë nga Ministria e Infrastrukturës. Haradinaj ka thënë gjithashtu se zbatimi I i kësaj marrëveshjeje mund të marrë kohë për arsye se hekurudhat në vend janë në gjendje të mjerueshme.
“Ne kemi hekurudhat që lidhen me Serbinë janë në gjendje të mjerume, jemi në proces të renovimit, është një projekt i madh me BE-në, një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëm Kosovës, janë qindra mijëra njerëz tanë që janë detyru me ra në Serbi, disa prej tyre tani e kanë alternativë edhe aeroplanin. Mund të jetë edhe treni një opsion, nuk është ndonjë ofertë e mirfilltë tash për tash, praktikisht është një infrastrukturë shumë e dobët, jo aq adekuate për përdorim”, tha Haradinaj, duke shtuar se mirëpret faktin që po bëhen disa marrëveshje sepse Kosova ka kërkuar edhe më parë dialog pa kushte, pa u hequr taksa e vënë nga qeveria e tij. /abcnews.al