Grenell: Kurrë shkëmbim territoresh! Richard Grenell: Kurti, antiamerikani që po izolon Kosovën

schedule19:04 - 18 Shtator, 2024

schedule 19:04 - 18 Shtator, 2024

Richard Grenell, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Dialogun Kosovë Serbi në kohën e administratës Trump ne nje interviste per televizionin e Shqipetareve te Amerikes ka deklaruar se Kryeministri i Kosoves Albin Kurti eshte nje kryeminister anti – amerikan. Në deklaratën e tij Grenell, u shpreh se Kurti me qendrimet e tij po e izolon vendin jo vetem nga mbeshtetja Amerikane, por gjithashtu edhe nga mbështetja e të gjithë aleatëve perëndimor dhe gjithashtu edhe nga mështetja e NATO-s.

“Unë kam punuar me z. Kurti. Problemi im është se ai është vazhdimisht antiamerikan. Ai largohet vazhdimisht nga pozicionet amerikane.   Ai ka kritikuar të gjitha idetë me të cilat ka dalë çdo president demokrat dhe republikan. Dhe ai tani është lideri i Kosovës që është kritikuar nga e gjithë bota nga Departamenti i Shtetit Biden, nga Shtëpia e Bardhë, nga BE, nga francezët, nga gjermanët, nga NATO. Të gjithë e kanë kritikuar. Dhe nuk më pëlqen kjo për një kryeministër të Kosovës. Kosova duhet të jetë përgjithmonë aleat i ngushtë i Amerikës, pergjithmone.”

Ish diplomati Amerikan u ndal edhe tek spekulimet e shumta që janë bërë mbi planin e ish presidentit Trump për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, një plan të cilin ai e mohoi se ka ekzistuar duke shtuar se kundër diçkaje të tillë ishte edhe Gjermania.

“Jo, nuk është  kam pasur kurrë një bisedëtë tillë. Jo kurrë?  Kurrë.  Dhe këtë e kam thënë ndoshta nja 10 herë.  Dhe njerëzit me të vërtetë duhet ta kuptojnë këtë, madje unë nuk e di se nga erdhi kjo, por unë kurrë nuk kam folur për këtë gjëme asnjë zyrtar, ndonjëherë? Dhe unë isha aty qe prej fillimit, mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe pastaj kryeministrit Hoti dhe Vuçiqit dhe pastaj mes Kurtit dhe Vuçiqit dhe madje edhe Osmanit. Unë kurrë nuk kam biseduar për shkëmbimin e territoreve. Para së gjithash, kur i bëja të gjitha këto, isha ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe kancelarja Merkel e bëri shumë të qartë se në Evropë nuk duan të flasin për shkëmbime terrtitoresh.”

Richard Grenell, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Dialogun Kosovë Serbi në kohën e administratës Trump foli edhe mbi arrestimin e ish presidentit te Kosoves Hashim Thaci, nje arrestim per te cilin ai akuzoi Prokurorin Jack Smith . Grenell shtoi se nese Donald Trump do te vije serisht ne pushtet pas zgjedhjeve te nentorit, Amerika do te veproje ne menyre te menjehershme per lirimin  e Thaçit.

“Tani, Presidenti Thaçi është ende në burg. Kjo është një shkelje. Për mua, kjo është një fyerje. Në fakt, nuk ndihem mirë për atë situatë. Më duket sikur i kemi kërkuar të vinte në SHBA për të negociuar dhe ai u penalizua dhe u fut në burg për këtë. Më duket sikur duhet të bëj diçka për ta nxjerrë jashtë. Dhe unë jam përpjekur,  dhe mezi pres që Presidenti Trump ta fitojë sepse ne do ta nxjerrim atë  jashtë burgut. Është e papranueshme që evropianët ta lenë Presidentin Thaçi në burg, pa gjyq për akuza të rreme, të gjitha të sajuara nga Jack Smith.  Dhe kështu e di që Jack Smith është shumë politik.  Ai shkon pas njerëzve për politikë, jo për çështje ligjore. E kam parë me Thaçin.  E kam parë me Presidentin Trump. Dhe jam i zemëruar me të.”

Grenell komentoi edhe akuzat që janë bërë ndaj tij se është I njëanshëm dhe në favor të Serbisë, akuza te cilat ai I mohoi. Ish emisari I SHBA per dialogun Kosove Serbi deklaroi se ai u perpoq qe te ishte miq per te dyja palet, te rriste ekonomine e Prishtines dhe Beogradit Zyrtar dhe mbi te gjitha te shkepuste Serbine nga varesia energjitike qe ky vend kishte ndaj Rusise./abcnews.al