Grenell kundër Kurtit: Të hiqet taksa ndaj Serbisë, pa reciprocitet

schedule17:15 - 10 Shkurt, 2020

schedule 17:15 - 10 Shkurt, 2020

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka deklaruar se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka paralajmëruar kundër Serbisë.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.

Kosova ka vënë taksë 100% prodhimevetë iportuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018. Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!