Grenell jep dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit, mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

schedule08:48 - 2 Qershor, 2020

schedule 08:48 - 2 Qershor, 2020

Të hënën vonë, Richard Grenell ka dhënë dorëheqjen nga pozita që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

Richard Grenell:

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit.  Dhe Presidenti Trump më bëri një dhuratë lamtumire, karriken time të Kabinetit. Sekretarët e kabinetit nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ti je sekretari i parë i kabinetit që ke dalë hapur për faktin që je gay dhe kjo nuk është pak.”

Megjithatë, Richard Grenell nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën. Ai vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!