Grekja hyn në maternitet dhe i rrëmben foshnjën shqiptares

schedule19:20 - 12 Gusht, 2021

schedule 19:20 - 12 Gusht, 2021

Histori e pabesueshme ka ndodhur në një maternitet të Athinës. Një nënë 45-vjeçare e dy fëmijëve, të moshës 4 dhe 10 vjeç, rrëmbeu një të porsalindur. Ajo e mbështolli me një triko dhe u largua me një taksi për t’ia paraqitur partnerit të saj të ri si fëmijën e saj, pasi ishte shtatzënë dhe abortoi, megjithatë vazhdoi të pretendonte se ishte shtatzënë për muaj të tërë, duke mos dashur t’ia zbulonte këtë partnerit të saj.

Dy muaj pas lajmit të shtatzënisë, ajo abortoi, por nuk ia tregoi partnerit. Këtë të fundit ajo e mashtroi duke marrë shkas edhe nga fakti se ishte mbipeshë, ndërsa i tregonte ekzaminime të rreme mjekësore.

Gazeta Protothema shkruan se 45-vjeçarja për të çuar deri në fund planin e saj rrëmbeu foshnjën e sapolindur të një 28-vjeçareje shqiptare. Kjo e fundit lindi fëmijën e saj të dytë 10.30 të mëngjesit dhe u dërgua në një dhomë në katin e parë të maternitetit.

Menjëherë më pas, ata e sollën pranë saj vajzën e porsalindur, pasi ky maternitet ndjek metodën e qëndrimit të të porsalindurve pranë nënave të tyre. Foshnja ishte në shtratin e parë nga dera e përparme e dhomës.

Në orën 4.45 të mëngjesit, 28-vjeçarja ra në gjumë pasi ushqeu fëmijën me gji. Pak më vonë, një zhurmë e çuditshme e zgjoi atë. Ajo pa një hije në korridor dhe pa krevatin e zbrazët pranë saj dhe foshnja që nuk ishte në të.

Në panik kërkoi ndihmë. Infermierja vrapoi te porta e maternitetit për të parandaluar që dikush të largohej, ndërsa mamia përgjegjëse kontaktoi me telefon kompaninë private të sigurisë për të mbyllur të gjitha portat dhe më pasPolicia Helene.

Po ishte tepër vonë. 45-vjeçarja kishte studiuar mirë planin e saj. Ajo e rrëmbeu foshnjën në momentin që nëna dhe mamitë po flinin gjumë dhe u largua me një taksi.

Ajo i tha partnerit të saj se ajo lindi në një spital urgjent me operacion çezarian, por u largua sepse nuk donte të qëndronte në të. Ndërsa fqinja që kujdesej për fëmijët e saj lajmëroi policinë, pasi e dinte të vërtetën.

45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!