Grekët në alarm, anija turke bën lëvizjen e papritur

schedule10:36 - 18 Shkurt, 2021

schedule 10:36 - 18 Shkurt, 2021

A do të dalë apo jo anija hidroelektrike turke “Cesme” në Egjeun Qendror për kërkime? Kjo pyetje ka vënë nën tension qeverinë greke gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare janë vënë në lëvizje, mbledhin dhe dekodojnë të gjithë informacionin që vjen nga lëvizjet e fundit të Turqisë.

Autoritetet turke njoftuan dy ditë më parë për kryerjen e kërkimeve nën det në brendësi të ishujve grekë duke shkaktuar reagime të forta në Athinë.

Mirëpo, sot, deri rreth orës 10:30 të mëngjesit të enjten, 18 shkurt  anija turke “Cesme” nuk ka kaluar ngushticat, përcjell abcnews.al.

Mediat greke raportojnë se Navtex  i lëshuar të hënën nga stacioni bregdetar i Izmirit është i paligjshëm, pasi pala turke nuk ka asnjë autoritet të lëshojë një njoftim për punë hidrografike në zonë. Sipas “Protothema” përgjegjësia ekskluzive për licencimin e kërkimit në këtë zonë u takon shërbimeve greke.

Diplomacia greke pritet të denoncojë si të pavlefshme dhe të paligjshme Navtex-in turk me të cilin Erdogan  paralajmëron se anija “Cesme” do të vazhdojë me punën kërkimore për një periudhë prej 13 ditësh, nga sot deri në mesnatë të 2 marsit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!