VIDEO/ Grekët mblidhen tek varrezat e ushtarëve në Këlcyrë, homazhe për “Ditën e JO-së”

schedule10:20 - 28 Tetor, 2019

schedule 10:20 - 28 Tetor, 2019

Dhjetra grekë janë mbledhur aktualisht para Manastirit të Shën Nikollës në grykën e Këlcyrës në kuadër të ditës së “JO-së” për të ndëruar ushtarët grekë që u vranë në luftë kundër Italisë.

Gazetari Orges Sako bën me dije për abcnews.al se mbledhja e tyre ka filluar që në orët e para të mëngjesit, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga konsullata greke në Gjirokastër si edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Antonis Diamantaris, zv.ministri i Jashtëm për minoritetet tha se vlerëson minoritarët për qendrueshmërinë dhe dashurinë ndaj helenizmit duke theksuar se Greqia do të qendrontë pranë tyre.

Greqia feston çdo 28 tetor “Ditën e JO-së”, kur ish-kryeministri Metaxa i tha “JO” në vitin 1940 ultimatumit të Musolinit. Pas kësaj, Italia sulmoi Greqinë duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë së pushtuar.  /abcnews.al