Një 29-vjeçare në Greqi ka përjetuar momente tmerri teksa po udhëtonte me urban në Athinë.
Një emigrant afgan ka kryer akte të turpshme para të resë, e cila e tmerruar ka bërtitur dhe i ka kërkuar shoferit të ndalojë urbanin.
Menjëherë shoferi ka ndaluar mjetin dhe ka telefonuar policinë, për pasojë afgani 42-vjeçar që nisi të masturbohej para të resë është arrestuar, shkruan protothema.gr.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 9 gushtit në orën 08:50 në urbanin me numër 035./abcnews.al/