Greizman në udhëkryq, Barça apo Atletico? “Goal.com” tregon opsionet e sulmuesit francez

schedule16:30 - 29 Mars, 2022

schedule 16:30 - 29 Mars, 2022

Antonio Griezman është në udhëkryq , pasi në fund të sezonit i përfundon afati i huazimit nga Atletico Madrid, teksa te Barcelona nuk e konsiderojnë si të vlefshëm për skemat e Xavi Hernandez.

Në një situatë të tillë, sipas “Goal.com” e vetmja mundësi është që Griezman të vazhdojë edhe për një vit tjetër huazimin e tij te “colchoneros”, që e cila do të shtynte edhe pagesën e opsionit të blerjes së lojtarit nga klubi.

Sipas po të njëjtit burim, për sulmuesin francez është bërë një bilanc dhe është zbuluar se opsioni i blerjes, i vlerësuar në 40 milionë euro, do të ushtrohet nëse plotësohen dy kushte.

E para është që Griezmann të luajë të paktën 50% të ndeshjeve për të cilat është në dispozicion, duke përjashtuar këtu lëndimet dhe pezullimet, shifër të cilën deri më tani sulmuesi e ka çuar në 60%.

Dhe e dyta është se ai mund të luajë një sezon të dytë në huazim dhe “colchoneros”, të cilët e kanë mundësinë për ta shtyrë me një vit blerjen e kartonit të tij.

Pas dy sezoneve zhgënjyese te Barcelona, francezi u rikthye te Atletico Madrid verën e kaluar. Ai u huazua te “colchoneros”, pasi Barça kërkonte të bënte disa kursime në pagat e ekipit. Ribashkimi me Atletico Madridin bëri që lojtari i përfaqësueses franceze të rimerrte formën e tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!