Juventus merr “po” nga Mason Greenwood, por ende nuk ka dritë jeshile nga Manchester United. Siç shkjruan “La Gazzetta dello Sport”, Juventus ka bërë një lëvizje për anësorin anglez, i cili u rilind gjatë huazimit të tij te Getafe.
Performancë që bindi Cristiano Giuntolo dhe Thiago Motta të fokusoheshin te anglezi 22-vjeçar. Një miqësi e gjatë që ka nisur të tregojë rezultatet e para. Talenti që u rrit në “Old Trafford” është i vetëdijshëm se nuk do të mund të rikthehet te Getave dhe as te Manchester United, apo edhe në Angli.
Greenwood është i hapur ndaj idesë për t’u larguar dhe te Juventus ai e sheh të arsyeshme, duke parë edhe vlerësimin e madh të Thiago Motta.
Megjithatë, do të duhet të bindet klubi i “Djajve të Kuq”, pasi presin të përfitojnë rreth 35-40 milionë euro nga shitja e kartonit të tij./h.ll/abcnews.al