Greenwood ose Zhegrova, Juventus do një driblues në skuadër

schedule17:40 - 17 Prill, 2024

schedule 17:40 - 17 Prill, 2024

Juventusi është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi anësorë për sezonin e ardhshëm 2024/25.

Sulmuesi brazilian Felipe Anderson ishte pranë marrëveshjes me bardhezinjtë, por në fund gjithçka dështoi dhe ai vendosi për një tjetër opsion.

Anderson që do të largohet nga Lazio në fund të sezonit si futbollist i lirë karrierën do ta vazhdoj në vendlindje te Palermias.
Juventusi e ka me patjetër të transferoj një sulmues krahu dhe ka dy opsione për repartin ofensiv si Mason Greenwood dhe Edon Zhegrova.

Greenwood po shkëlqen me Getafen këtë edicion si i huazuar nga Manchester United, ku ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.
Ndërohë në listën e ‘Zonjës së Vjetër’ është edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova që po kalon një formë të mrekullueshme me Lille.

Zhegrova në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ka 11 gola dhe nëntë asistime duke rritur ndjeshëm vlerën e tij.

Për Greenwood, Juventusi do të duhet të paguajë 45 milionë euro, derisa sa i përket Zhegrovës vlera e yllit dardan është 15 milionë euro, një shumë e përballueshme për gjigantin italian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!