Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood është afër rikthimit të plotë në futboll pas një pauze gjashtëmujore. Sipas gazetarit Samuel Luckhurst, anglezi do të shkojë në formë huazimi te Atalanta.
Burimi vë në dukje se Greenwood kishte një opsion edhe me Juventus, por Mason zgjodhi Atalantën.
Deri në moshën 21-vjeçare, Greenwood kishte luajtur tashmë 83 ndeshje në Premier League, ku shënoi 22 gola. Mason synon të ringjallë karrierën e tij në Serinë A. /G.D abcnews.al/