Gabriele Gravina nuk heq dorë nga ideja për të rifilluar futbolli. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) konfirmon sërish insistimin e tij që ky kampionat duhet të përfundojë. Në një prononcim për emisionin Che tempo che fa, kreu i futbollit italian nuk lëviz nga qëndrimi i tij dhe analizon se pse duelet e futbollit duhet të rinisin pas pezullimit nga pandemia.
“Nëse futbolli nuk fillon përsëri, do të ketë një ndikim të madh negativ, duke pasur parasysh që është një lëvizje ekonomike që xhiron rreth pesë miliard euro. Asnjëherë nuk e kam menduar idenë e ndaljes së futbollit, do të ishte një fatkeqësi ta bënim. Nuk mund ta marr përsipër këtë përgjegjësi, ja lë qeverisë ta bëjë. Nuk do të bëhem varrmihës i futbollit italian.
Siguria? Është përgatitur një protokoll, që do të jetë i vlefshëm dhe që garanton negativitetin e një grupi të mbyllur njerëzisht, prandaj nuk e shoh këtë lloj shqetësimi. Ka dy rryma mendimesh: një që propozon të mbyllë të gjitha aktivitetet që lidhen me sportin dhe tjetra, të cilës i përkas edhe unë, që synon rifillimin. Ekziston një situatë shprese dhe Italia mund të përjetojë një moment lehtësimi në qershor.
Unë s’e kuptoj këtë rezistencë rreth përpjekjeve për të ecur përpara, duhet t’i braktisim retorikat boshe. Ka një procedurë protokollare që u është dërguar ministrave, ekziston një komitet tekniko-shkencor, nuk më duket se ka probleme për të ndaluar një lëvizje si e jona”, deklaron Gravina. /abcnews.al