Gratë iraniane protestojnë brenda burgut kundër ekzekutimeve

schedule10:47 - 24 Maj, 2023

schedule 10:47 - 24 Maj, 2023

Një grup i grave të burgosura për aryse politike që mbahen në burgun famëkeq Evin të Teheranit, kanë organizuar një portestë kundër ekzekutimit të fundit të tre protestuesve.

Ato gjithashtu protestuan kundër rritjes së përdorimit të dënimit me vdekje, i cili është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në mbarë botën, shkruan REL.

Sipas raporteve të publikuara më 23 maj nëpër rrjete sociale, disa nga të burgosurat më të njohura politike femra, duke përfshirë Sepideh Gholian, Bahareh Hedayat, Faezeh Hashemi dhe Narges Mohammadi, morën pjesë në një protestë brenda burgut, ku secila prej tyre lëshuan deklarata duke dënuar valën e ekzekutimeve.

Golrokh Ebrahimi Iraee, një tjetër e burgosur, tha: “Të burgosurat politike femra të burgut Evin mbajtën një ceremoni të shtunën [20 maj] në oborrin e repartit të grave për të protestuar ndaj ekzekutimeve të fundit, duke përfshirë ekzekutimin e dy personave në burgun e Arakit me akuzën për blasfemi [sharje e zotit], dhe tre ekzekutimet e fundit në Isfahan”.

Iraee, e cila në prill u dënua me shtatë vjet burg për krime “kundër regjimit”, tha se “natyra e këtij regjimi është të eliminojë fizikisht kundërshtarët, kritikët dhe ata që protestojnë kundër politikave të tij”.

Nuk është bërë e ditur nëse gratë u ndëshkuan për protestën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!