Gratë e PS kërkesë kryesisë: Çdo organizatë të bashkëdrejtohet nga një burrë e një grua

schedule17:00 - 21 Shtator, 2019

schedule 17:00 - 21 Shtator, 2019

Ministret dhe deputetet e Partisë Socialiste, i janë drejtuar me një kërkesë kryesisë së partisë, duke kërkaur një mbledhje të shpejtë për barazinë gjinore.

Ato kërkojnë që të gjitha organizatat socialiste, të bashkëdrejtohen nga një burrë dhe nga një grua, duke krijuar kështu hapësira reale për zonjat.

“Sot, më tepër se gjysma e ministrave jane gra, por Organizata jonë socialiste, qeliza e organizimit tonë partiak, në tërësinë e saj, nuk e reflekton përgjithësisht këtë ndryshim historik.

Madje përkundrazi, ajo mbetet një hapësirë dominante e burrave, ndërkohë që vetë rezultatet elektorale dhe pjesëmarrja e grave në votime kanë ndryshuar pozitivisht.

Burrat drejtojnë në mbi 80% të organizatavve, ndaj propozojmë që secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua”-thuhet në kërkesën e grave socialiste.  /ABC news Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!