Gratë dhe mësueset frymëzuese/ Toska: Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, motrat që thyen tabutë e kohës

schedule11:26 - 7 Mars, 2025

schedule 11:26 - 7 Mars, 2025

Teuta Toska, pedagoge e gjuhësisë në Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, vjen në një rrëfim në “Pas Mesnatë’ në ABC News.

Një prej figurave të shumë studiuara prej saj janë motrat Qiriazi.

“Unë do përmend një prej dy heroinave të mia, dhe i kam kushtuar shumë vite studim dhe që është Parashqevi Qiriazi edhe pse ajo nuk pati mundësinë të martohej, të kishte fëmijë.

Për mua ajo përmbush plotësisht atë që ishte një grua, sepse ajo jetoi në një kohë që mundësitë për një grua ishin shumë të pakta dhe ndryshe nga e motra që I kërkoi këto mundësi dhe i mori, ajo gjeti një gjysmë shtegu të hapur, dhe pati kurajon ta cojë edhe më tej përpara këtë kryeneçësinë e së motrës për të patur ambicie të mëdha, dhe ajo nën hijen e nëntë vëllezërve dhe motrave ishte një vajzë që pati ambicie të mëdha.

Një grua e zonjë në shtëpi dhe jashtë shtëpisë dhe nuk pati asnjëherë problemin të ishte mes burrave të tjerë. Një grua plotësisht e lirë, me ëndra dhe aftësi të mëdha. Besoj se vetëm një njeri që studion gjuhën mund t’I qasej ditarit të Parashqevisë, si iu qasa unë fjalë pas fjale. ” -tregon ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!