Granit Xhaka do të jetë zyrtarisht kapiteni i Zvicrës, pas tërheqjes nga futbolli të mbrojtësit Stephan Lichshteiner. Mesfushori me origjinë shqiptare ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se ndihet krenar që luan për vendin e tij, dhe pse publikisht ai vetë ka thënë se ndihet shqiptar dhe ka gjak kuqezi.
Pasi u bë zyrtarisht kapiten i kombëtare, Xhaka tha: “Jam jashtëzakonisht krenar që mund të luaj për vendin tim. Sidomos si kapiten, kjo është një ëndërr e madhe që bëhet realitet për mua.
Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj si tifozë. Do t’ju japim kënaqësi të madhe në këto takime dhe në të ardhmen”, u shpreh mesfushori./abcnews.al