Granit Xhaka merr vlerësimet e tifozëve pas golit me Njukasëllin

schedule15:49 - 16 Shtator, 2018

schedule 15:49 - 16 Shtator, 2018

Granit Xhaka merr lavdërimet e tifozëve të Arsenalit pas golit të shënuar në Premier Ligë. Mesfushori shqiptaro-zviceran po kthehet në një lojtar tepër të rëndësishëm për ekipin.

Po e provon veten edhe në Angli. Pas shkëlqimit dhe marrjes së shiritit të kapitenit tek Zvicra, Granit Xhaka, po kthehet në domosdoshmëri edhe tek Arsenali.

Shqiptaro-zvicerani me origjinë nga Kosova, shënoi një gol nga goditja e dënimit, dhe ndihmoi në rrjetën tjetër, ndërsa londinezët fituan 2-1 në fushën e Njukasëllit, për Premier Ligën.

Kjo do të thotë tri suksese radhazi, pas dy humbjeve po radhazi, dhe skuadra e trajnerit Unai Emeri ka forcuar pozitat në renditje dhe ka rikthyer besimin.

Transformimi është i madh sidomos për Xhakën.

Xhaka: “Mesut Ozili tha se goditjen e dënimit mund ta gjuaja unë. Ne stërvitemi shumë për këto goditje dhe jam shumë I lumtur që shënova. E falenderoj Ozilin që më lejoi. Nuk ishte aspak ndeshje e lehtë, sidomos në 20 minutat e para, por më pas e kontrolluam lojën. Ishin tri pikë shumë të rëndësishme, aq më tepër që kemi një javë të vështirë përpara, ndaj duhet të vazhdojmë kështu”.

Tifozët e “topçinjve” shprehen të lumtur për mesfushorin e tyre, atë që më parë e kritikonin ashpër.

Në intervistat pas takimit për kamerën e klubit, ata nxitën trajnerin Emeri që të aktivizojë Lukas Torreirën në krah të Xhakës, pasi në këtë mënyrë shqiptaro-zvicerani jep maksimumin e tij.

Të tilla edhe reagimet në rrjetet sociale, ku portugezi Torreira krahasohet me Robinin dhe Xhaka me Batmanin, në çiftin e karaktereve në filmin e njohur për fëmijë.

Nuk dihet nëse Emeri do ta dëgjojë këshillën e tifozëve, por edhe trajneri spanjoll me siguri që është i lumtur për ndryshimin radikal të Xhakës, diçka që duket se nisi që nga paraqitja e tij në Botëror me Zvicrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!