Në fund të sezonit, Arsenali me siguri do të humbasë një nga shtyllat e skuadrës, Granit Xhaka.
Mesfushori shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës është një hap larg Bayer Leverkusen.
“Sigurisht që e ardhmja ime do të dihet javën e ardshme. Mendoj se tifozët e meritojnë dhe unë po ashtu që ta dimë. Kemi edhe një javë në Premier League, dua ta shijoj. Nëse kthej kokën tre vite pas, sot jam shumë i lumtur që qëndrove te ky klub”, është shprehur Xhaka për “Standart Sport”./h.ll/abcnews.al