“Grand Prix Dushanbe”, Kosova përfaqësohet nga dy xhudistë

schedule19:29 - 2 Qershor, 2023

schedule 19:29 - 2 Qershor, 2023

Ekipi kosovar i xhudos i rikthehet aksionit nesër, me qëllimin e vetëm për t’i sjellë medalje Kosovës nga Taxhikistani.

Kosova do të merr pjesë me dy xhudistë në “Grand Prix Dushanbe” të Taxhikistanit, që zhvillohet nga data e sotme e deri më 4 qershor.
Pjesëmarrëse do të jenë pesë kontinente, 40 shtete, 315 garues, nga të cilët 175 meshkuj dhe 140 femra.

Xhudistët kosovarë që do ndeshen nesër janë Loriana Kuka në kategorinë deri në 70 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë./ Kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!