Një 64 vjeçar ka bërë një denoncim në policinë e Tiranës, ku pretendon se është kërcënuar.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me iniciale S.XH. ka bërë me dije se i është dëmtuar derab e banesës me një send të fortë, granatë dore e vjetër pa ndezës, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona.
“Më datë 06.09.2021, shtetasi S. Xh., 64 vjeç, kallëzon se i kanë dëmtuar derën e me një send të fortë (granatë dore e vjetër pa ndezës, e cila nuk ka shpërthyer. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al