Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Granata dhe fishekë, gjendet një arsenal armësh në Gramsh, ku ishin fshehur

schedule19:22 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 19:22 - 27 Dhjetor, 2023

Një arsenal armësh është gjetur në fshatin Çekrez të Gramshit, konkretisht në kasollen me gurë të shtetasit Kadri Çekrezit aktualisht i vdekur.

Mësohet se disa të rinj kanë gjetur:

  1. rreth 50 granata dore mbrojtëse
  2. ⁠17 granata sulmuese
  3. ⁠rreth 30 a 40 granata dore me bisht druri
  4. ⁠një sasi ndezësash te futura ne kuti plastike
  5. ⁠200 ose 300 fishekë kallashnikovi
  6. ⁠një sasi fishekësh 7.62 mm

Ndërkohë, të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje.



Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!