Granada zhgënjen, Uzuni jo/ “Ylli” kuqezi shënon në disfatën e “Bardhekuqve”

schedule20:26 - 2 Nëntor, 2024

schedule 20:26 - 2 Nëntor, 2024

Humbën ama “ylli” i Kombëtares sonë la gjurmën e tij.

Myrto Uzuni ka gjetur një tjetër gol në këtë sezon të LaLiga 2 me skaudrën e tij Granada, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune arriti të gjente rrugën e rrjetës, në disfatën 2-1 ndaj Real Zaraboze, sfidë e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit.

Pas dopietës së spanjollit Ivan Azon ishte radha e “bomberit” beratas për të tundur portën kundërshtare gjë të cilën e bëri në minutën e 84’-t, me rezultatin që shkoi në 2-1, por pa mundur të bëjë më shumë, sidomos pas daljes nga fusha me kartonin e kuq të dy shokëve të tij të skuadrës, Kamil Jozëiak dhe Ruben Sanchez.

Falë këtij triumfi të madhe, skuadra e Real Zaragoza ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 22 pikë, ndërsa Granada mbetet në vendin e tetë me 19 pikë e sa i përket golashënuesve, Myrto Uzuni është i 4-ti në renditje me 6 gola, po aq sa Andres Martin i Real Santander dhe Yeremay Hernandez i La Coruna, ndërsa vendi i parë mbahet nga kolumbiani i Almeria, Luis Suarez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!