Granada thyhet nga Valencia, Uzuni “detyron” rivalin të shënojë autogol

schedule20:52 - 5 Mars, 2022

schedule 20:52 - 5 Mars, 2022

Granada ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin 3-1 kundër Valencias në transfertë.

Titullar sërish ishte Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares shqiptare të cilin spanjollët e blenë në janar te Ferencvaros për 3.5 milionë euro.

Beratasi në minutën e 56-të “detyroi” Domenech të shënonte në portën e tij autogol dhe për pak minuta ta hapte ndeshjen.

Gjithsesi Valencia fitoi një penallti, që Soler e ktheu në gol dhe i mbylli sërish llogaritë. Më parë kishin realizuar Guedes dhe Gomez. / abcnews.al